Çelet për herë të parë në muzeun Shkodrës ekspozita me veshje antike liturgjike, organizatorët: Qëllimi është ungjillëzimi përmes kulturës

27 Dhjetor 2022, 16:28| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 16:31

  • Share

Veshje antike të liturgjisë, të cilat gjatë komunizmit u sekuestruan,  janë rishfaqur sërish për publikun.

Për organizatorët e këtij eventi në katedralen e Shkodrës kjo është një punë e madhe që e bën të plotë pinakotekën “Lin Delija”.

“Në këtë sallë kemi vendosur veshje liturgjike që komunizmi na i kishte sekuestruar.  Po kështu kemi dhe pinakotekën me piktura të Lin Delisë”, tha MONS. Angelo Massafra – Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër – Pult

“Galeria Lin Delija është tani realitet, një galeri model e ndarë në 3 pjesë, salla A piktura kishtare. Salla B pikturat e persekutimit. Salla C me vizatime e grafika”, tha studiuesi Luigj Mila.

Të gjitha veprat kanë qëllim të ungjillizoje përmes kulturës, shprehet Padër Luigji që është kurator i kësaj ekspozite në Shkodër. Ai ndër të tjera thekson se në veprat e Lin Delisë shohim pikërisht vështirësitë që ka kaluar populli shqiptar.

“Të gjitha veprat që kisha kalotike paraqet kanë vetëm një qëllim të ungjillëzojnë përmes kulturës. Vlera e këtyre veshjeve qëndron tek gjetja e tyre dhe ruajtja gjatë regjimit komunist, kur feja ishte e ndaluar”.

Veshjet liturgjike, kanë një karakterizim të veçantë për historinë e popullit shqiptarë, në një vend që feja e dënua me ligj për 50 vite ndërkohë që këto veshje kujtojnë lidhjen që shqiptarët nuk e humbën asnjëherë me besimin në Zot.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?