Çelet sezoni i llixhave në Elbasan, bie numri i vizitorëve

26 Maj, 14:37| Përditesimi: 26 Maj, 22:09

  • Share

ELBASAN - Është çelur sezoni kurativ në llixhat termale në Elbasan. 

Pranvera dhe vjeshta janë dy sezonet kur llixhat e Treganit në Elbasan mirëpresin pacientë nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga rajoni, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Vizitorët kryesisht janë mosha e tretë, të cilët thonë se llixhat i frekuentojnë për të kuruar problemet shëndetësore. Janë të kënaqur me mikpritjen dhe çmimet e favorshme.

“Ka tre vjet që e frekuentoj, vijmë familjarisht me vëllezër dhe motra. Edhe përmirësimi duket se shëndeti nuk ndryshon me orë dhe minuta, por ne shohim, se unë jam i moshuar 75 vjeç, po shohim një qëndrim konstant. Ne paguajmë 1700 lekë në ditë për person, të reja kuptohet, por jam shumë kënaqur, shprehet qytetari”.

Biznesi i hapur rishtaz ofron një paketë të plotë shërbimesh, duke filluar nga 40 euro për dhomë, ku përfshihen ushqimi, fjetja dhe trajtimet me baltë. Pavarësisht çmimeve të lira, pronarët e bizneseve thonë se këtë sezon ka rënë numri i vizitorëve.

“Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë dhe ekonomia e dobët janë dy nga faktorët që po i çojnë drejt falimentimit”,  thotë Nosti Mema, administrator.

Llixhat e Elbasanit janë një destinacion unik për turistët që kërkojnë shërbime kurative dhe relaksim në një mjedis natyror dhe pishinë të hapur termale.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?