Çelet tek “Reja” ekspozita “Piktura dhe fëmijët” (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 17:11| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 17:26

  • Share

Fëmijët i duan ngjyrat. Këtë dëshirë të tyre, na i rrëfen kuratorja Anisa Sala, e cila përpos pandemisë COVID 19 punon me ta çdo ditë. Punën disamujore të fëmijëve kuratorja e ka çelur në një ekspozitë në instalacionin “Reja” nën titullin, “Piktura dhe fëmijët”

 “Ne kemi hap një ekspozitë me piktura nga fëmijët e moshës pesë deri në nëntë vjeç. Me pikturën kanë dëshirë që të çlirojnë emocionet e tyre dhe i duan shumë ngjyrat”, shprehet kuratorja Anisa Sala.

Kuratorja na rrëfen se përmes kësaj pune përgatitore, rriten edhe artistët e së ardhmes

“Ka dhe fëmijë që vijnë për të kaluar kohën edhe për të mos qëndruar më pranë rrjeteve sociale. Por që fëmija që është i talentuar i jep produktet e tij që në fillim. Mendoj se fëmijët, duke zhvilluar pasionin për pikturën bëhen më të mirë për rrethin shoqëror”, përfundon Sala.

Ekspozita “Piktura dhe fëmijët”vazhdon që të qëndrojë hapur tek “Reja”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?