Pavarësisht kritikave të PS dhe PD, apo dhe denoncimeve të vetë votuesve se zarfet zgjedhore nuk po dorëzohen në formën e duhur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se rastet problematike nuk janë më shumë se 100.
Shifrat konfirmojnë se Greqia ngelet një vend problematik, me 68 mijë zarfe të dorëzuara, dhe me vetëm 1 mijë vota të kthyera pas në Shqipëri.
"Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve. Problematika me shpërndarjen e zarfave të votimit është më e madhe në Greqi, sipas raportimeve, ku kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën."-tha Celibashi.
Disa votues kanë publikuar në rrjete sociale se ju ka shkuar zarfi bosh, pa fletën e votimit brenda, e për ta KQZ nuk sheh ndonjë zgjidhje.
“Ka pasur një rast ku zgjedhësi ka bërë të ditur se i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit. Në fakt, lidhur me këtë rast ne nuk kemi asnjë fakt nëse është gabim i KQZ-së apo spekulim i zgjedhësit, por nëse do të jetë spekulim, sërish nuk mund të keqpërdoret edhe nëse i dërgojmë një fletë të dytë, sepse elementët e sigurisë nuk e lejojnë që të regjistrohet si një votim i bërë dy herë.”-tha Celibashi.
KQZ këshillon të gjithë votuesit që kanë probleme, të kontaktojnë menjëherë komisionin, ndërkohë kujton se publikimi i fotove apo videove se kë po voton është vepër penale.
“E ribëjmë me dije dhe njëherë se fotografimi i votës dhe ajo çka po bëjnë ata në rrjetet sociale, në gjykimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam unë autoriteti që vendos për këtë çështje. Unë e shoh si një veprim që e klasifikoj si vepër penale. Është i ndaluar rreptësisht publikimi i votës.”-tha më tej ai.
Celibashi konfirmoi se zyra e përbashkët me SPAK ka prodhuar disa hetime për të cilat po punojnë hetuesit.
Komente

Ata qe nuk e kane marre fleten e votimit, t’u lihet mundesia te votojne me nje shenim per subjektin e delutetin qe preferojne futur brenda ne zarf. Nuk shoh asnje te keqe ne kete rast.
Përgjigjuhahahaha, dhe me e bukura nuk u ben dot gje as ti as spak, as perendia. shyqyr ju erdhi dita te bejne si te duan.
Përgjigju