Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve për subjektet politike dhe koalicionet.
‘KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orësh për partitë politike dhe koalicionet dhe pasaj për kandidatët. Gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i vëzhguar i monitoruar nga komisioni qendror i zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët edhe nga pikëpamja teknike do të jetë i vëzhguar. Të gjitha shifrat që do të dalin do t'u jepen subjekteve. Kodi Zgjedhor i jep të drejtën KQZ të bëjë verifikim të përmbatjes së kutive të votimit, edhe pas numrit. Të gjithë ata që do të jenë përgjegjësi për mospërputhjen do të kenë saksion penale. Këtë moment duhet ta përcjellim me qetësi. Duhet pak durim dhe brenda 48 orëve do të dimë se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Do të fillojmë menjëherë me procesin e numërimit.’- tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Celibashi: Pjesëmarrja në votime deri tani 48.2%! Votimi i qetë, shqetësimet të karakterit teknik! Liderët të mos shpallin fitore para kohe, rezultati del për 48 orë
M.Q.//ReportTv.al