Celibashi diskuton me përfaqësues të ODIHR për auditimin e teknologjive në zgjedhje: Vendosëm piketat për bashkëpunim të ngushtë teknik

13 Prill, 19:27| Përditesimi: 13 Prill, 19:34

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, së bashku me Nënkomisioneren Lealba Pelinku u takuan me një ekip përfaqësuesish nga selia qendrore e ODIHR në Varshavë. Në fokus të takimit ka qenë plotësimi i një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me auditimin e teknologjive që përdoren në procesin zgjedhor.

Celibashi bën me dije se në takim u vendosën piketat e një bashkëpunimi të ngushtë teknik me atë çka duhet të plotësojë KQZ në lidhje me një transparencë edhe më të madhe të disa aspekteve të teknologjive zgjedhore.

Gjithashtu kryekomisioneri i zgjedhjeve theksoi "se me rëndësi mbetet qëndrimi në kontakt të ngushtë edhe me ekspertët e ODIHR, të cilët u njohën nga afër me sistemet e përdorura në zgjedhjet shqiptare."

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?