Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetet sociale ka nënvizuar se gjatë bisedës me Presidentin e Republikës i ka kërkuar datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.
"Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor", ka shkruar Celibashi.
Lajmi kryesor:
Meta nuk fton opozitën për konsultime për zgjedhjet lokale, propozon 27 shkurtin ose 6 marsin: Basha të flasë me Taulant Ballën
K.T./ReportTv.al