Politikë

Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit 

29 Prill, 12:22| Përditesimi: 29 Prill, 12:44

  • Share

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 245 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.

Ai vlerësoi këtë proces të votës së diasporës si hera e parë që ndërmerret nga KQZ, duke dhënë nota shumë pozitive, edhe pse problematikat janë prezente, por që nuk e cenonin procesin në tërësi.

Madje sipas tij, edhe ankimet nga partitë politike janë sporadike dhe jo shumë thelbësore.

“Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit dhe kthimit po shkon normalisht dhe nuk kemi problematika të mëdha. Nuk kemi sistem që po dështon, funksionon, por ka dhe probleme. Edhe shqetësimet e partive politike janë sporadike. Po verifikojmë për zgjidhje problematikat që kanë dalë. Por duhet të themi se sistemi është duke fnksionuar dhe shqetësimet janë të tilla sa nuk e vënë në dyshim integritetin e procesit. Duhet thënë edhe se 70 mijë e kanë kthyer fletën evotimit, ose 30% e totalit dhe vetëm 30 mijë nuk kanë mundur ta marrin dot fletën. Si proces dhe kjo eksperiencë e parë e jona është disa herë më e mirë se e vendeve me traditë në këtë proces, por duket se problemet marrin vëmendjen më të madhe sesa pozitiviteti i procesit”, tha Celibashi.

Për hetimin e rasteve të publikimit apo deklarimit të votës në rrjetet sociale nga disa emigrantë, Celibashi u shpreh se kjo i takon SPAK, Prokurorisë dhe Task-Forcës, për të gjitha kallëzimet, denoncimet, regjistrimet dhe hetimet që kryejnë. 

“Nuk mund të jap mendim për këtë pasi i përket SPAK dhe Prokurorisë nëpërmjet Task-Forcës për krimin elektoral, por çdo rast që haset referohet”, tha Celibashi. 

Në lidhje me kontratën me kompaninë postare, pas problematikës së dorëzimit, ai sqaroi:

“Kontratën dhe detajet me kompaninë do e bëjmë publike pas këtij procesi dhe është normale. Nuk mund ta komentoj këtë marrëveshje kontraktuale, s’ka detyrim ligjor për ta bërë këtë. Pagesa bëhet pasi të përfundojë kryerja e shërbimit. Si në rastet e tjera, edhe në këtë, kompania nuk ka marrë asnjë pagesë, sepse do pritet përfundimi i procesit, se si ka shkuar ai”.


Lajmi kryesor:

Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati për dorëzimin! Do flasim vetëm pasi të vijë


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?