Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Politikë

Celibashi kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni më shpejt ankimimin e PS për listat e PD, vonon miratimin e fletës së votimit

26 Mars 2021, 13:59| Përditesimi: 26 Mars 2021, 14:44

  • Share

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, duke i kërkuar të përshpejtojë shqyrtimin e ankimit të PS ndaj vendimit të KAS, për listën e kandidatëve të PD-së.

Kolegji Zgjedhor vendosi sot datën 31 mars për ankimin e PS-së, e cila kërkon që koalicionit PD-AN t'i hiqen 78 kandidatë, pasi KAS i pranoi listën me 22 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e25 prillit, nga 153 që duhet të jenë sipas KQZ.

Letra që Celibashi i ka dërguar Kolegjit Zgjedhor

Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të dalë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Çaka, tha dy ditë më parë për "Report Tv" se ky institucion është në limit të kohës.

"Koha është në limite, sepse duhet patjetër që përmbaja e fletës së votimit t'i çohet edhe kompanisë për shtypje, ka procedurën e vetë, por nga ana tjetër ne jemi të detyruar të respektojmë edhe kërkesat e Kodit Zgjedhor, për të respektuar vendimin e KAS dhe për të pritur përgjigjen e ankimimit. Maksimumi dhe 2-3 ditë është limiti që mund të kërkohet dhe nuk kemi ç'bëjmë. Nuk ka afat zyrtar se kur duhet miratuar fleta e votimit, por është e ndikuar nga kushtet pasi kërkohet kohë për shtypje, që bëhen jashtë Shqipërisë,dërgesat, shpërndarja, Duke pasur parasysh praktikën e zgjedhjeve të kaluar, duhet që kjo javë të jepet vendimi përfundimtar", tha Çaka dy ditë më parë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Partia Demokratike fitoi betejën e parë ligjore dhe juridike në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo falë votës së ish-ministrit të tyre, Ilirjan Rusmajli, edhe pse demokratët i dogjën mundësinë për të marrë drejtimin e KQZ-së.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili i shkurtoi listën e kandidatëve për deputetë koalicionit PD-AN. KAS vendosi të pranojë listën me 222 kandidatë për deputetë të koalicionit PD-AN.


Lajmi kryesor:

Ankimimi i PS për listat e kandidatëve të PD, Kolegji Zgjedhor e shqyrton me 29 mars! Përshpejtoi seancën pas kërkesës së Celibashit


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?