Teknologjia në zgjedhjet/ Celibashi, partive politike: Sillni propozimet për zonat ku do aplikohet votimi dhe numërimi elektronik

29 Dhjetor 2020, 17:11| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 17:26

  • Share

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u është drejtuar partive politike me një kërkesë për të marrë propozime për zonat zgjedhore në të cilat do implementohet votimi dhe numërimi elektronik.

“Përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë vendimet përkatëse, lutemi të na bëni me dije nëse keni sugjerime apo mendimet tuaja në lidhje me zonat se ku mendoni të aplikohen projektet pilote në këto zgjedhje, në parashikim të dispozitave ligjore më sipër cituar”, shkruan kryekomisioneri.

Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

Sipas marrëveshjes në Këshillin Politik votimi dhe numërimi elektronik do zbatohet në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore ndërsa identifikimi biometrik do të shtrihet në të gjithë vendin.

Letra e Celibashit derguar partive politike

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?