Kronikë

Celibashi nga Kashari pas incidentit: U përjashtuan vëzhguesit politikë, numërimi në KZAZ ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

15 Maj, 17:37| Përditesimi: 15 Maj, 18:24

  • Share

 

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar, ku u sulmua fizikisht sipas pamjeve të publikuara, edhe sekretari i komisionit.

Për ngjarjen u bë kallëzim në Polici, teksa Celibashi ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve dhe përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar, përveç atyre të mediave dhe ndërkombëtarë. Ai tha pas daljes nga KZAZ se incidenti kishte kaluar, masat ishin marrë dhe numërimi për kandidatët kishte rifilluar.

“Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë. Numërimi pa prezencën e vëshguesve politikë. Për shqetësimin e mediave sapo ia kemi komunikuar Policisë së shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë do kthehem përsëri këtu. Diskutimin për fletën për të cilën ndodhi ngjarja nuk është vendi për ta komentuar”, tha Celibashi, pa dhënë shpjegime të tjera për rrethanat e incidentit, se e kujt ishte vota e kontestuar.

Ai u pyet për të dhënë detaje rreth ngjarjes, por komentoi shkurt:

“Nuk kam asnjë koment sepse është tej përgjegjësisë time për këtë. Nuk është çështje e KQZ pse personi është larguar, por është Policia e Shtetit që e ka kompetencën, ajo është vetë kompetente për ta ndjekur, s’ka nevojë për njoftimin e KQZ”.


Lajmi kryesor:

Kashar/ Vëzhguesi i kandidatit të PS godet me shkelma kreun e KZAZ, shoqërohet në polici! Celibashi: Rifilloi numërimi i votave (VIDEO)


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?