Celibashi nuk i regjistroi në zgjedhje, Sefa ankimon vendimin: Nuk saktësohet cili dokumentacion i mungon PD

14 Mars 2023, 19:24| Përditesimi: 14 Mars 2023, 19:33

  • Share

1678720092_Screenshot2.jpg

Përfaqësuesi ligjor i PD së Alibeajt, Indrit Sefa ka ankimuar vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi që PD të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Sefa kërkon shfuqizimin e vendimit të Celibashit dhe kërkon regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor me dokumentin që ka paraqitur në datën 6 mars.

“Në vendimin nr. 172/2023 nuk saktësohet qartësisht se cili dokumentacion i mungon kërkesës për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor, që nevojitet të plotësohet. Mirëpo, duke qenë se dispozitivi i vendimit i referohet arsyetimit të tij për të kuptuar dokumentacionin që duhet të plotësohet, konkludojmë se ngrihen dy pretendime nga ana e Komisionerit:

a) Lidhur me “Autorizimin e përgjithshëm” të Kryetarit të Partisë, Komisioneri ka cmuar se atij i mungon qartësia dhe saktësimi i rastit për cështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Konkretisht, sipas arsyetimit të Komisionerit formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, është një formulim që le vend për një formulim të dytë, që mund të konsiderohet edhe krejt i ndryshëm nga formulimi në fjalë. Për këtë qëllim, ne kuptojmë nga arsyetimi se Komisionerit i duket më i përshtatshëm formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

b) Deklarata e angazhimit solemn “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet”, është nënshkruar nga Nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, sipas autorizimit të shprehur në “Autorizimin e Përgjithshëm të Kryetarit të Partisë”, datë 18 Mars 2022. Sipas vlerësimit të Komisionerit “nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja “e” të Kodit Zgjedhor, del qartë që ky detyrimi për kryetarin e partisë nuk është i transferueshëm, apo i delegueshëm tek të tretët, sepse është një akt individual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë. Dispozita e përcakton qartë që deklarata është përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe nëse ligji ty të ngarkon si marrës përgjegjësish, je ti dhe vetëm ti që duhet të përgjigjesh përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie”, thuhet në ankimimin e PD së Alibeajt.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

KAS e ktheu mbrapsht, Celibashi vendos: PD nuk regjistrohet për 14 Majin, Basha kryetar duhet të firmosë deklaratën solemne! Berisha nuk legjitimohet! Sefa: E ankimojmë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?