Vota e emigrantëve, Celibashi: Partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani! Urdhri i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar menjëherë

3 Nëntor 2023, 11:41| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 13:47

  • Share

TIRANË- Partitë politike duhet të vendosin ‘tani’ në lidhje me votën e emigrantëve. Në një konferencë për mediat, kryekomsioneri Ilirjan Celibashi tha sot se partitë politike dhe Kuvendi duhet të zbatojnë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese që urdhëroi politikën në dhjetor të vitit të kaluar që të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Nëse situata nuk ndryshon tha Celibashi, do të jetë e pamundur që të ketë votim nga jashtë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

‘Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e emigrantëve. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin.’- tha Celibashi.

Po ashtu kryekomsioneri i Celibashi tha se partitë politike duhet të vendosin ‘tani’ edhe një lidhje me të ardhmen e votimit elektronik.

'Partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të vendosin tani në lidhje me të ardhmen e votimit elektronik. Nëse kanë interes ta shtrinë do të duhet të vendosin tani dhe do të duhet që fondet të vihen në dispozicion të KQZ-së sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë një sfilitje nga çdo pikëpamje përgatitja e votimit elektronik për zgjedhjet e fundit lokale.'- tha Celibashi.

Sipas kryekomisionerit të KQZ-së, votimi i elektorin do të kushtojë 36.7 mln euro dhe kjo përllogaritje është bërë për 5 qarqet që nxjerrin edhe numrin më të madh të mandateve që shpërndahen.

‘Në këtë llogari e kemi bërë për disa prej bashkive kryesore ku është numri më i madh i mandate që shpërndahen. Janë 5 qarqe, Tiranë LEZHË, Durrës, Fier, Elbasan. Kemi bërë një vlerësim që shkon rreth gati 37 mln euro, që shkon në mënyrë të përafërt nëse shtrihet në gjithë territorin e vendit, me mundësitë financiare dhe sa vlerë ka që tri shpenzosh për votimin elektronik. Jemi neutral për këtë çështje dhe pa ndonjë konkluzion apo rekomandim. Partitë politike duhet ta marrin këtë vendim tani,. Nëse vendosin qoftë edhe për një qark duhet shumë kohë dhe duhet të trajnohen një kategori e caktuar personash në lidhje me implementim.’- tha Celibashi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’. Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare. 'Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opsione: 04/11/2023 01:09

    Nga 140 deputete do ishte mirë 20 deputet të zgjidheshin nga diaspora dhe 120 të ishin te personave në shqiperi që jetojne 365/365 ditë në vit pra rezident! Pse? Sepse ndryshon vota kur vjen vetëm 10 ditë në gusht , korrik apo dhjetor dhe mdryshon vota e personave që jetojne dhe punojne dhe paguhen në shqiperi 366/365 ditë ! Do ishte mirë një kuote të ishte votim nga diaspora dhe nëpërmjet postes, e-albania (vote) pra një apo vetëm vote direkt online dhe metoda tjera por për vetëm 20 deputet , pra 20 kandidat për diasporen dhe 120 për 2.8 milion shqiptar të tjere që jane aty gjithë vitin REZIDENT ! Do ishte një metode e mire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?