Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi ishte i qetë dhe se problemet e vogla ishte e karakterit teknik. Ai u bëri thirrje partive politike që të mos nxitojnë të shpallin fitore pa u mbyllur procesi i numërimit dhe të ruajnë qetësinë.
Procesi iu karakterizua nga qetësia, ato shqetësime të vogla ishin të karakterit teknik. në përgjithësi ishte një proces zgjedhor në përputhje me kodin zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me procesin e identifikimi elektronik, pasi ishte shumë i vështirë në shumë pikëpamje dhe u realizua në një kohë të shkurtër. Në tërësi të procesit të votimit në 167 qendra votimi nuk u përdor pajisja e identifikimit elektronik, 86 prej tyre nuk është përdorur se nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër se përdorën dot. Ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë. Tani që procesi i votimit ka përfunduar është moment i rëndësishmë që komisionerët ta përmbyllin me integritet punë e tyre pasi lidhet drejtpërdrejtë me integritetin e votës dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre. U bëj thirrje partive politike që procesi në vijim ta përcjellin me qetësi dhe askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhe dhe duhet të vijojë numërimit për ta përcaktuar. Çdo deklarim i bërë pa nisur fare procesi i numërimit nuk i shërben qetësisë së procesit dhe sigurisë. I gjithë lidershipi politik të kuptojë se ka shumë nevojë për qetësi tani", tha Celibashi,
Lajmi kryesor: