Ilirjan Celibashi

Politikë

Celibashi: Raportim për kandidatë që duan të hyjnë në qendrat e votimit! Respektoni me rigorizitet këtë ndalim ligjor

11 Maj, 08:47| Përditesimi: 11 Maj, 08:50

  • Share

Kreu i KZQ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se kanë marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.

Në lidhje me këtë situatë Celibashi  është shprehur se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit, ndërsa ka theksuar se kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.

“Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, ka thënë Celibashi.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?