Celibashi raporton për vitin zgjedhor: Mazhoranca është legjitime! Struktura e Mbrojtjes së Votës në PD? S’kemi pasur asnjë raportim

31 Maj 2022, 17:15| Përditesimi: 31 Maj 2022, 17:22

  • Share

Teksa prezantoi para Komisionit të Ligjeve raportin vjetor të KQZ për 2021-shin, vit që përkon me zgjedhjet parlamentare, Ilirjan Celibashi e quajti maxhorancën legjitime, duke iu referuar edhe vlerësimit të OSBE-ODIHR. Kryekomisioneri tha se KQZ nuk ka patur raportime për veprimtarinë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të ngritur nga PD. Mazhorancë legjitime, e quajti kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, fituesen e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu përgjigj skepticizmit të deputetëve të opozitës në Komisionin e Ligjeve.

“Mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje dhe gjithë qeveria e dalë nga këto zgjedhja kanë të gjithë legjitimin e duhur. Natyrisht që ka edhe problematika, dhe mjaft të mprehta të cilat duhet të adresohen”, tha ai.  

Duke u ndalur te Struktura e Mbrojtjes së Votës, e ngritur nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 prillit, Ilirjan Celibashi sqaroi se KQZ nuk ka patur asnjë raportim për kontakte apo komunikim të vëzhguesve të saj me këtë strukturë, e cila vetëm 3 ditë para votimeve, prodhoi edhe një viktimë.

“Nuk kemi patur asnje lloj raportimi për kontakte nga ana e monitoruesve as kominikim me strukturën e mbrotjes së votës”, tha Komisioneri.

Por për Ilirjan Celibashin, krahas mbarëvajtjes së procesit të 25 prillit, zgjedhjet u shoqëruan me problematika të tjera, si sjellja e administratës zgjedhore dhe shkelja e udhëzimit për veprimtaritë e ndaluara, problematika që sipas tij duhen adresuar në zgjedhjet e ardhshme edhe përmes ndryshimit të kuadrit ligjor.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?