Ilirjan Celibashi

Celibashi rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e Qerim Ismailajt në zgjedhjet e 14 majit, PD ankimon vendimin në KAS

18 Prill 2023, 14:38| Përditesimi: 18 Prill 2023, 14:45

  • Share

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të lënë në fletën e votimit kandidatin e PS për Mallakastër, Qerim Ismailajn edhe pse ky i fundit rezulton si subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Në kërkesën e dorëzuar në KAS, PD kërkon shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit të marrë ditën e shtunë dhe ndalimin e kandidatit të PS për postin e kryebashkiakut në Mallakastër.

“Shfuqizimin e vendimit nr.366, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Z.Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Ndalimin e kandidimit për Kandidatat për Kryetar Bashkie të Mallakastrës shtetasit Qerim Ismail Ismailaj të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”-përpilohet në kërkesën e PD-së.

Të shtunën, Ilirjan Celibashi rrëzoi kërkesën e PD-së për ç;regjistrimin e Qerimajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u shprehur se emri i tij do vazhdojë të jetë në fletën e votimit, por theksoi se paralelisht do ta dërgonte për hetim më të thelluar në prokurori. 

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?