Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë një mbledhje të KQZ-së

Politikë

Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve: S’ka shkelje të ligjit, u miratua përpara fashës! Demokratët: Jemi të disavantazhuar, efekt elektoral

8 Prill, 15:40| Përditesimi: 8 Prill, 15:46

  • Share

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi sot Partinë Demokratike, në lidhje me ankesën e bërë ndaj qeverisë dhe mazhorancës, për bonusin e pensionistëve.

Demokratët kërkonin që bonusi të ndalohej, pasi ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 majit.

“Jemi të dizavantazhuar, shpërndahen bonuse me efekte tani, ndalojini”, ishte thirrja e PD në KQZ.

Por mazhoranca e mohoi, duke thënë se vendimi është marrë shumë muaj më parë dhe jo tani për fushatë.

“E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi zyrtar i qeverisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Edhe kreu i KQZ ndau të njëjtin mendim pas analizimit të çështjes.

“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, informon se PD shfaqi edhe një shqetësim tjetër, që lidhet me fushatën elektorale në qarkun e Lezhës.

“Admir Kadeli të heqë posterat që ka vënë në shtyllat e Lezhës”, ishte ankesa e radhës.

PS reagoi pozitivisht, duke qenë se fushata elektorale niszyrtarisht më 11 maj.

“Na jepni 72 orë kohë, se do i heqim”, isht reagimi zyrtar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?