Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e ka bërë të qartë se kur merr vendime për regjistrimin e partive në zgjedhje duhet të marrë parasysh ligjin, jo të ndjekë instiktin e tij. Në intervistën për Report Tv tha se s’mund të prnaojë kërkesa pa plotësuar të gjithë dokumentacionin e përcaktuar.
Vangjeli: Nëse do tentoj të bëj avokatin e 2 partive, është e qartë se keni zbatuar formalisht ligjin por disa herë qytetari ka ulërirë para juristit. Kur ka ligje që janë të paqartë, në jurisprudencë zbatohet hierarkia. Në mungesë të këtij autorizimi të famshëm, a ka ndonjë dispozitë tjetër që mund të krijonte mundësinë që të plotësohej periodiciteti i zgjedhjeve dhe marrja pjesë e palëve në garë?
Celibashi: Sa kohë që e shikon strikt në raport me ligjin, është e mjaftueshme për ty si institucion që të konsiderohet se ke bërë detyrën. Se kam për të thënë që është justifikim shumë i mirë për pasoja të ndryshme që mund të prodhojë. Në fakt kështu duhet të jetë, je për të respektuar ligjin, nuk je Zoti që të thuash se meqë ligji e thotë kështu dhe kjo më e drejta duket kështu, do ndjek atë që mendoj. Nuk jam i lejuar për ta bërë këtë se nëse e bëj këtë, dikush që ka sensin e drejtësisë vjen e të tregon ligjin.
Vangjeli: Autorizimi për angazhimin solemn është thjesht formal. Është i përthithur në një mori nenesh të cilat tentojnë të garantojnë pastërtinë e zgjedhjeve. Edhe mungesa e saj zgjidhet nga nene të tjera të kodit penal.
Celibashi: Në këtë rast nuk është kusht, ka dispozita që mund të mos i zbatosh e nuk prodhojnë pasojë. Por ligjvënësi thotë se kur paraqet kërkesën për tu regjistruar si subjekt, duhet të paraqitet 1,2,3,4. Kush jam unë për të thënë mos e sill këtë e atë.
Lajmi kryesor:
14 maji, Celibashi në Report Tv: Mosregjistrimi i PD i bazuar vetëm në ligj, nëse Basha firmos edhe tani e pranojmë! Nuk patën vullnetin për ta zgjidhur
//ReportTv.al