TIRANË- Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi ka informuar mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave për kandidatët.
Ai ka bërë me dije se procesi është drejt fundit dhe se është ende në proces në 9 KZAZ, teksa u bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vijojnë pa ndërprerje punën.
"Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ", shkruan Celibashi.
Procesi është mbyllur zyrtarisht në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, Berat, Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë. Te kjo e fundit, një kuti nuk është numëruar, kjo pasi është shpallur e pavlefshme.