Politikë

Celibashi: Vota e emigrantëve në këto zgjedhje nuk do të jetë e mundur përfundimisht

26 Mars 2021, 11:29| Përditesimi: 26 Mars 2021, 19:39

  • Share

Emigrantët nuk do të votojnë më 25 prill. Pas shumë deklaratash se po bëhen të gjitha përpjekjet për të mundësuar votën e diasporës, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi  pranoi për herë të parë dështimin e këtij projekti.

“Për këto zgjedhje nuk do jetë e mundur vota e emigrantëve përfundimisht”, tha Celibashi.

Celibashi sqaroi se KQZ nuk kishte kohën e duhur për të hartuar infrastrukturën ligjore dhe teknike që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të shprehin vullnetin e tyre me votë.

"Në një lloj mënyre të gjithë jemi përgjegjës, për KQZ jemi përgjegjës për faktin që në kohën që na lanë në dispozicion duhet t’i kishim përgatitur të gjitha, për infrastrukturën ligjore dhe teknike, dhe gjithë pyetja që unë bëj të paktën me përgjegjësinë e KQZ-së është kj", tha ai

Por edhe nëse do të ngrihej infrastruktura e nevojshme Celibashi ngre një tjetër shqetësim, mungesën e votuesit. Sipas tij, është në numër i papërfillshëm emigrantësh që kanë shprehur interesin për të votuar. Përgjegjëse bën edhe palët politike, të cilat sipas tij, duhet të nxisin emigrantët të regjistrojnë vendbanimet.

"A ishte realiste kërkesa që në më pak se 6 muaj të përgatiste të gjithë kuadrin ligjor, pra praktikisht të bënte një kod të ri  zgjedhor nga e para? Nëse dikush thotë “po”, për 6 muajsh mund ta kishit bëtë këtë, atëherë e kemi ne përgjegjësinë, por nëse pyesim a i kemi votuesit, se nuk dua të komentoj pastaj qëndrimet politike, mendoj se sikur pjesa e qeverisë akuzon opozitën se nuk e ka dashur, dhe e kundërta, nuk e di se ku është e vërteta pasi publikisht opozita dhe qeveria kanë thënë dhe janë deklaruar se i kemi për të gjitha përpjekjet. Ky proces nuk është shumë i thjeshtë, kërkon angazhime të mëdha dhe çfarë është më e rëndësishmja është se duhet të ketë një koncensusi të plotë, është njësoj si të hartosh rregulla ku njëra palë nuk i pranon dhe t’i thuash hajde hy në garë”, tha Celibashi.

Partia Socialiste dhe opozita jashtëparlamentare ranë dakord në Qershor të vitit të kaluar për të mundësuar votën e emigrantëve. Në këshillin Politik, përfaqësuesit e secilës palë vendosën ndryshimin e Kodit Zgjedhor që ti delegonin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përgjegjësinë për të mundësuar votimin nga jashtë vendit për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë. Por për tu pajisur me dokumentacionin për votimin nga jashtë, emigrantët duhet të regjistronin vendbanimet e tyre. Për këtë arsye, qeveria hapi në E-Albania portalin për regjistrimin e emigrantëve, por  ky hap nuk mjaftoi për tu mundësuar atyre votën më 25 prill. 


Lajmi kryesor:

LISTA E PLOTË/ KQZ çon për verifikim të thelluar 28 kandidatë për deputetë, emrat dhe partitë! Celibashi: Përfundimisht emigrantët nuk votojnë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?