Testohet pajisja për votim elektronik, Celibashi: Garanton 100% fshehtësinë e votës! Në Elbasan, Vorë e Kamëz rezultati del brenda 30 minutave

4 Maj 2023, 11:48| Përditesimi: 5 Maj 2023, 12:28

  • Share

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi testimin e sistemit të votimit dhe numërimit elektronik. I pranishëm ishte edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha për gazetarët se votimi dhe numërimi elektronik garantojnë 100% fshehtësinë e votës dhe se nuk ka asnjë lloj mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për një subjekt të caktuar. Celibashi shtoi se kushdo që thotë të kundërtën, po bën spekulime politike. Në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, sipas Celibashit rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave.

‘Nga pikëpamja formale jemi duke përmbushur një detyrim të korit zgjedhor, sot kemi radhën e pajisjeve të votimit dhe numërimi elektronik nesër do të bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik. Garancia e plotë që ofrojnë këto paisje në lidhje me fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë lloj mundësi mënyrë apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për një subjekt të caktuar. Kemi patur jo në mënyrë fare zyrtare, por disa shqetësime të tilla që janë përcjellë në komisionin e Zgjedhjeve në lidhje me fshehtësinë e votës, jam këtu për të konfirmuar se garancia është e plotë 100%. Kushdo që thotë të kundërtën është një spekulant politik. S’ka asnjë lloj mundësie as kompania as KQZ askush nuk ka mundësi që të verifikojë se për kë është votuar në mënyrë kategorike. Ne synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimit të kemi shpalljen  rezultateve paraprake për Vorën, Kamzën dhe Elbasanin. Është një projekt pilot, por nga ajo që vlerësojmë besoj se të gjitha procedurat do të kërkojnë një kohë që nga momenti kur mbyllet procesi i votimit.’- tha Celibashi.

Si do të kryhet votimi elektronik?
Qytetarët do kryejnë procedurat e identifikimit dhe të bëjnë bëjnë zgjedhjen e tyre në sistem për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Në rast se duan ta ndryshojnë, mund ta heqin dhe të zgjedhin emrin e një kandidati tjetër. Më pas shfaqet fleta e këshilltarëve bashkiakë. Kur të përfundojë procedura e votimit, qytetari mund të presë që të printohet letra për ta parë vizualisht. Në fund të të gjithë procesit të votimit, sistemi do arrijë që të nxjerrë rezultatin final brenda pak minutash.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kioli: 04/05/2023 15:46

    bejeni per te gjithe vendin,,,te mos rrime tre dite per te marre vesh rezultatin....koli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?