Celine Dion dhe Donald Trump

Celion Dion kritikon Donald Trump për përdorim të paautorizuar të këngës së filmit Titanik për fushatë

11 Gusht, 19:49| Përditesimi: 12 Gusht, 08:20

  • Share

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Celine Dion ka reaguar ndaj fushatës së Donald Trump për përdorim të paautorizuar të këngës My Heart Will Go On, gjatë një mitingu në Montana.

Fushata e Trump ka luajtur këngën e Dionit "My Heart Will Go On" në mitingje të shumta të fushatës gjatë viteve 2023 dhe 2024, por në deklaratën e publikuar në rrjete sociale nga Dion thuhet se ajo dhe ekipi i saj nuk kanë miratuar një gjë të tillë.

“Sot, ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc., u bënë të vetëdijshëm për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në fushatën e Trump/JD Vance në Montana. Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar, dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, shkruhet në një deklaratë të publikuar në llogaritë e artistes Twitter dhe Instagram.

"My Heart Will Go On" është një baladë romantike që shërbeu si kënga kryesore në filmin "Titanic" të James Cameron.

Kundërshtimi i Dion vjen më pak se një muaj pas rikthimit të saj me një performancë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024

Ndërkohë artistë të njohur si Rihanna, Rolling Stones, Ozzy Osbourne, Queen etj., kanë kundërshtuar më parë që në fushatat presidenciale të Donald Trump të përdoret muzika e tyre.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?