Aktivitetet e organizuara për çeljen e fushatës elektorale nga ana e 2 partive më të mëdha në vend përcollën dy modele të ndryshme pëmes të cilave dhanë edhe mesazhe të kundërta për qytetarët në një kohë pandemie ku rrezikohet jeta e njeriut.
Për mjekun shqiptar Drilon Çupi në Gjermani aktiviteti i organizuar nga PS e cila kishte mledhur vetëm kandidatët pë deputetë, ishte një mbarëvajtje model e një fushate dhe i dërgoi një mesazh të fuqishëm elektoratit se jemi në një vit pandemik dhe kësisoj fushata do zhvillohet ndryshe nga vitet e kaluara. Nga ana tjetër mitingu i PD e cila kishte mbledhur qindra demokratë në sheshin “Nënë Tereza” për mjekun Çupi ishte një dështim.
“Gjithë kjo situatë e kemi pasur muaj më parë si shqetësim dhe u dërgua nnga një letër të gjithë krerëve të politikës që do marrin pjesë në zgjedhje dhe celibashit që të rriste sensibilizimin se si të ruajë elektorati masat anti covid. Skam interes politik por i pashë situatat nga pikëpamja e mjekut. Nga ana e pozitës aktuale ishte një mbarëvajtje model e nje fushatë dhe dërgoi një mesazh të fuqishëm elektoratit se jemi në një vit pandemic dhe fushata është ndryshe. Nga ana tjetër dëgjova që kishin marrë një masë me anë të makinave që të mbahej distanca mes tyre por kjo dështoi”, tha mjeku në Report Tv.
Mjeku Çupi theksoi se Basha s’ka dhënë asnjë mesazh lidhur me respektimin e masave anti COVID, gjë të cilën duhet ta bënte përpara se të fillonte fushata, ndërsa thekson se jeta ka më shumë rëndësi se gjithçka.
“Kryetari i opozitës Basha përpara se të fillonte fushata duhet të krijonte një orë thirrje elektoratit që të mbanin distanca pastaj të fillonin aktivitetin. Jeta ka më shumë rëndësi se gjithçka, qoftë për punë pas zgjedhjeve apo për gjithçka tjetër. Në këtë letër ne kemi përmendur dhe ligjet që nuk lejohet grumbullimi. Kjo është bërë në shkak të studimeve. Prandaj liderat politikë duhet të japin mesazhe. Basha ska bërë asnjë mesazh lidhur me mbarëvajtjen e rregullave anti COVID. Këtë vit ka rëndësi sensibilizimi sesi qytetari duhet të komportohet në qendrën e votimit sepse jemi në një situatë krejt ndryshe”, tha ai.
I të njëjtit mendim është edhe mjeku shqiptar në Itali Albert Troci. Në një intervistë për Report Tv ai thekson se në këtë kohë pandemie e dimë se distancimi fizik është arma kryesore për të luftuar COVID ndërsa grumbullimet rrisin në mënyrë eksponenciale infektimet.
Në këtë fushatë përplasen 2 të drejta kushtetuese sipas mjekut, e drejta për të jetuar dhe për të pasur shëndet dhe e drejta për pjesëmarrje në politikë. Si duket Basha ka zgjedhur këtë të dytën për qytetarët.
“Nga ana shëndetësore sic e dimë ka një vit që e njohim shumë mirë jo vetëm ne po çdokush nga më i vogli te më i madhi e dimë se në momente pandemia distancimi fizik është arma kryesore që kemi patur dhe është e rëndësishme.
Këtu përplasen 2 të drejta kushtetuese e drejta për të jetuar dhe për të pasur shëndet dhe për të shprehur aktivitein në shoqëri përmes pjesëmarrjes në politikë. Pastaj se cila e drejtë është më e lartë në shkallën njerëzore secili e gjykon vetë. Ne nga ana mjekësore sdiskutohet se grumbullimet janë një element që rrisin në mënyrë eksponenciale infektimet. Këto mund ta përkeqësojmë më tepër situatën”,Troci.