Ambasadori i BE, Silvio Gonzato
Shqipëria çeli sot (17 Dhjetor) grupkapitullin 6 për negociatat e integrimit në Bashkimin Europian.
Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka përshëndetur hapjen e negociatave për marrëdhëniet dhe politikën e jashtme, me një postim në rrjetin social X.
Gonzato e ka cilësuar këtë hap si ‘një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’.
Gjithashtu diplomati i lartë thekson se është “një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”.
Reagimi i plotë:
"Një tjetër arritje e rëndësishme! Urime Shqipërisë për hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin 6 – kapitujt për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme!
Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim sfidues”.
Postimi i ambasadorit të BE, Silvio Gonzato
Lajmi kryesor:
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
A.Q/ReportTv.al