Çelja e negociatave, Bashkurti për Report Tv: Shqipëria ka një shans të madh për të ecur përpara, në 1/3 e kapitujve do duhet më shumë punë

20 Korrik 2022, 19:57| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 20:43

  • Share

Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian mbeti peng e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut, por tashmë rrugëtimi ynë për anëtarësim të plotë varet nga puna që vendi ynë do të bëjë. Diplomati Lisen Bashkurti i ftuar në Report Tv thotë se kapitujt e Shqipërisë do të shqyrtohet veçmas dhe do të zhvillohet takime të paktën dy herë në muaj për të shqyrtuar përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.

“Pengesat që kanë pasur Maqedonia kanë vonuar edhe Shqipërinë. Shqipëria hyn si një aktor individual krahas Malit të Zi Serbisë dhe Maqedonia, gjithçka varet te angazhimi, përgatitja jonë për të përballuar një proces të tillë”, tha Bashkurti

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, diplomati tha se Shqipëria ka nëj shans shumë të madh për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit, pasi një pjesë të reformave e ka zbatuar. Sipas tij, vendi ynë duhet të punojë shumë fort për 1/3  e kapitujve dhe kështu mund ta kalojë plotësimin e tyre edhe më shpejt se vendet fqinje. Ndonëse ka përparim, sipas Bashkurtit një sfidë mbeten kapitujt 23 dhe 24, q ëi përkasin reformës në drejtësi dhe korrupsionit.

"Shqipëria dhe BE tashmë janë partner që do ule sëpaku dy herë në 6 muaj në procese bisedimi për të përafruar legjislacionin, modelin e institucionet evropiane për tu ngritur dhe funksionuar në Shqipëri si edhe standardet në çdo fushë e sektor që janë të dizajnuar në 35 kapitujt. Shqipëria ka shans të madh për të ecur përpara, pasi një pjesë e këtyre 35 kapitujve pothuajse është realizuar ose nuk ka problematika që mund ta vonojnë procesin. Është në një linjë me BE, në politikën e jashtme, ka një politike fqinjësie shumë bashkëpunuese, nuk kemi probleme territoriale, ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, reformë të thellë në fushën e drejtësisë që ka dhënë frytet e para, të ketë një politikë sigurie të përqasur me NATO. Në 1/3 e kapitujve do duhet pak më shumë përpjekje dhe më shumë angazhim mund ti kalojmë shumë më shpejt se fqinjët tanë", vijoi ai.

Shqipëria ka nisur 'vrapin' drejt BE-së duke zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel sëbashku me Maqedoninë e Verit. Vendi ynë i përbërë nga 25 delegatë zhvilloi bisedimet me dyer të mbyllura ditën e djeshme duke shënuar kështu një ditë historike.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?