Çelja e negociatave, Bumçi në Report Tv: Rama dështoi, s’është meritë e tij! BE mori këtë vendim për shkak të luftës në Ukrainë

22 Korrik 2022, 23:08| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 23:14

  • Share

TIRANË- Aldo Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar.

Sipas tij, negociatat duhet të ishin hapur rreth 5 vite më parë, ndërsa shprehet se kjo nuk ishte një meritë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Bumçit, vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë ka ardhur si rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe pasigurisë në Ballkan.

“Zhvillim pozitiv, por erdhi me shumë vonesë, duhet të ishin hapur 5 vite më parë që ka dy shkaktarë Ramën dhe qeverisën e tij. Rama ka zhbërë të gjitha standardet e demokratike, të të drejtave të njeriut dhe ekonomisë së tregut. Nuk ka vend për të festuar, lajmi shumë i vonuar siç është i vonuar arsyet që e kanë vonuar qëndrojnë sot. Në fjalinë e tij se heq maskën dhe tregon autoritarin që është. Goditi rëndë opozitën dhe vetëm një vend e bën atë”, tha Bumçi.

Ai ka komentuar edhe mungesën e opozitës në Bruksel, ditën kur u çelën negociatat.

“Në një vend demokratik nuk merret kryeministri me opozitën. Ky është një diktator që ka qëlluar të jetojë në kohë demokratike. Shqipëria dhe Serbia si të gjitha raporteve janë dy regjimet autoritare në rajon. Thotë që nuk e di kush është opozita. Kjo është mendësia diktatoriale e këtij njeriu që është kryeministër. Po aq qytetarë kanë votuar Ramën vjet, Kush e mundi në Shkodër, kush e mbushi bulevardin”, tha Bumçi.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita. 

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mus: 23/07/2022 19:03

    PO SHIPTARET PO E SHOFIN NGA ERDHI HAPJA E NEGOCIATAVE ,AJO DIHET BOTERISHT SE NGA LUFTA NE UKRAHIN ,EDIN E PRET BE ME NON GRATA ,JA KTU KEMI PER TE QENE ,23 DEPUTET QE I KA ZVENDSUAR SE I KAN DALE NON GRATA NE BE ,E MISTRA QE KA AKOMA PA JU DALE ZOLLUMI ,ME LALI PLEHUN ,QERSHIA MBI TORTE.

    Përgjigju
  • Neri: 23/07/2022 11:16

    O cfare idioti qe del neper televizioni qe nuk din cfare thotë,Bumci asht politikani me i keq qe nuk merr vesh fare nga politika,tashti i eshte bashku non grates me perfitu ndonjë cop.Qysh se u hapen negociata grupi non grata dhe grupi tjetër i PD janë ne zi.

    Përgjigju
  • Rapushi Tambushi: 23/07/2022 08:51

    TOPI bum e Aldo tutje o zot Eldo politikan që është komplet hajvan. E të heci Shqipria me politikan si Aldo debili.

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/07/2022 06:17

    Shqiptaret,pormbi te gjitha gazetaret, duhet tia bejne te qarte ketij ,qe ne vend te ishte nje per interesat kombetare,ky ishte kunder haptas ne k e ke kunder Shqiperise,aq sa habiti edhe personat jo shqiptare ne ate komision per zellin e toj kunder interesave te shqiptareve.C'fare do lloj argumentimi qe mund te justifikoje,ky haptas punoi kunder Shqiperise.Keto duhen demaskuar sa here hapin gojen.

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/07/2022 01:15

    Ky bumci eshte tip karajfili qe ska haber nga lidhet gomari jo me te meret me negociata

    Përgjigju
  • noku: 22/07/2022 23:28

    Shikoni cfar thote ky b*th q*rifol me mire per 2 non gratat e komandantit tend o pede.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?