Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.
“Kjo është pritur prej shumë kohësh por nuk ka qenë pritje pa punë. Shqipëria nga ky moment është pjesë e tavolinës për anëtarësim të plotë. Kjo është një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.”
Mazi tha se Shqipëria ishte gati, vetëm priste një njoftim për datën.
“Nuk pati një hezitim këtë here pasi ne morëm mesazhe të qarta nga Unioni. Falë ndërhyrjeve të mëdhaja që bëri Franca, u arrit. Ne ishim gati, vetëm prisnim njoftimin për datën.”
Më tej, kryenegociatori u shpreh se për t’u bërë anëtarë të plotë të BE, varet nga ritmi i punës dhe i përgatitjes së Shqipërisë.
“Në fakt, se sa kohë do të duhet për Shqipërinë për t’u bërë anëtare e plotë e BE ka të bëj me ritmin që ne do të ecim. Shpejtësinë e këtij procesi do ta përcaktojë përgatitja jonë. Ne kemi një grup negociator që janë në nivel të lartë që të kenë kujdes për dy aspekte themelore, llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë. Kjo, është minimalja. Nga Unioni, është dhënë një afat tentativ, praktikisht ne duhet të jemi 1 herë në dy javë në Bruksel. Do të kemi një lloj analize të saktë lidhur me këtë pasi do të duhet një armatë njerëzish që duhet të merren.”
Mazi shtoi se ndryshimi që do të vijë në Shqipëri, do të jetë i madh për shoqërinë dhe vendin.
“Sot hyrja në Union është më e vështirë se para 15 vitesh. Një tavolinë e përbashkët nuk e ka të lehtë të marrë vendime, pasi nga kryeqytete të ndryshme shihen gjërat ndryshe. Kur Shqipëria të bëhet anëtare e gjithë shoqëria do të përfitojë, por jo vetëm ne, edhe Unioni ka përfitime. E gjithë paketa shoqërore do të ngrihet lart. Që nga lufta e dytë botërore, kjo është ngjarja më historike në vendin tone. Ndryshimi është i madh.”
Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.
Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.
Mos u lodh kot zoti Zef. E dinë të gjithë që anëtarësimi varet komplet nga SPAK dhe BKH. Nëse ata do arrestojnë Saliun apo jo, ose figura të larta politike. Ju jeni vetëm për punën teknike. Dhe puna teknike po ti viheni, e mbaroni shumë shpejt. Max dy vjet. Jemi të gjithë në dorën e SPAK dhe BKH.
Përgjigju