Në kuadër të çeljes së negociatave, Partia Socialiste po përgatitet për të mbajtur një manifestim të madh në Sheshin Skënderbej.
Burime bëjnë me dije se manifestimi do të mbahet në datën 28 Korrik, në orën 19:00. Kryeministri Rama ka lënë porosi drejtuesve të qarqeve që të organizohen për një manifestimi të madh me sa më shumë qytetarë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesit politik të qarqeve, pasi kanë zhvilluar takimin me Ramën, kanë nisur takime me kryetarët e degëve, ku kanë pasuar porosinë që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.
Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.
Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.
bobo si mitingu xhelil gjonit
PërgjigjuLart e më lart o shokë flamujt e kongreseve.
PërgjigjuMe kujton mitingjet e Sales per Naton dhe besoja se te tilla veprime idote politike ishin tipike per Berishen. Si duket jame tipike per kedo qe ne krye te qeverisjes ka kapur dhe abuzon me pushtetin. Sic thonte dhe i paharruari Agolli, ka humbur humanizmi dhe kafsha eshte gjithandej.
PërgjigjuPerfitimi tek njerezit e zakonshem eshte tek hapja e kapitujve dmthn te konferenca e dyte!!!
PërgjigjuFilluan farsat,autolevdatat,show tragjikomike te kmrilindas. Turmat duhen orientuar drejt populizmit,militantet zorrthare duhet te ngopen me luge te zbrazur. Sa i ngjashëm me duket ky "manifestim" i edirilindjes me mitingun e madh te veres 1990 te organizuar nga ramizalia+xhelilgjoni ne te njejtin vend dhe shqiptaret e futur ne ambasada perendimore i quajti "jashteqitje te kombit". Çte besh??? Duhen karikuar baterite e skaduar te KLANSEKTIT PS,PD,LSI per te mbajtur akoma pushtetin dhe mbjell varferi masive,padrejtesi,krim dhe GRABITJE e vjedhje pasurishe te tundeshme e te patundeshme......
PërgjigjuTy uku te paska mbetur ora ne shpellen e dragobis. Ka ndryshuar cdo gje nga ajo koh. Duhet me ecur me Europen. A po harrova po nuk udhehoqi shqupi me saliun akrepat e ores nuk rrotullohen.