Kryeministri Edi Rama me delegacionin shqiptar dhe përfaqësues të BE

Politikë

Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)

18 Dhjetor 2024, 08:42| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 09:54

  • Share

Tiranë- Shqipëria çeli dje (17 Dhjetor) negociatat për grupkapitullin (Cluster) 6 për integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.

I pranishëm dhe drejtues i delegacionit ishte kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë edhe një postim në rrjetin social Facebook mëngjesin e sotëm, duke e shoqëruar me një foto-galeri.

Kreu i qeverisë e cilëson “një tjetër ditë krenarie të marshimit” të Shqipërisë “drejt objektivit historik”.

Rama thekson se ky objektiv është “anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”.

Postimi i Edi Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë!”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?