Të lumtur, por skeptikë shprehen qytetarët për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ata thonë se do të duhet vite që vendi ynë të plotësojë kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në BE.
“Shyqyr që i kanë çele, Negiociatat janë shumë të mira për popullin”.
“Jemi të kënaqur. Vërtetohet se jemi evropian. Na takonte. Kemi shpresë për më mirë. Do sjellë mirëqenie, stabilitet dhe marrëveshje politike unanime”.
“Presim për më mirë. Inshallah shpresojmë më mirë.”
Ndryshimi që do të sillte lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sipas tyre duhet të fillojë që nga rritja e pagave.
“Meritën ja japin kryeministrit Rama. Vendi nuk është ende gati. Ka problematika”.
“Meritën ja jap popullit shqiptar. Askujt tjetër. Edhe partive politike që qëndruan korrekt dhe ishin dakord për negociatat. E ka populli dhe të gjitha vitet e demokracisë. 10-12 vjet do të zgjasë. Për ju të rinjtë do jetë mirë se ne do të jemi pleq”.
“Meritat ja jap popullit dhe politikës. Ramës që mori një iniciativë të pa parë”.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut çelën sot negociatat me bashkimin pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.
Rrisni cilësine e sherbimit apo produkteve pra rrisni cilesinë që tju rritet paga !
Përgjigju