Kupa e Mbretit në Spanjë vijoi me sfidat e raundit të 1/8. Pas rezultateve në fushë, Celta Vigo, Real Sociedad dhe Girona kanë marrë një biletë për në fazën çerekfinale.
Valencia e bëri dramë në shtëpi, duke humbur 1-3 kundër Celtas, ndërkohë që Real Sociedadi fitoi 0-2 në udhëtim me Osasunën. Në Katalonjë, Girona fitoi 3-1 kundër Rayo Vallecanos.
Në "Mestalla", Valencia humbi 1-3 kundër Celta Vigos duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/8. Miqtë marrin të drejtën të kalojnë në çerekfinale. De la Torre dhe Douvikas shënuan për miqtë në pjesën e parë, teksa Pepelu shkurtoi për Valencian. Në fraksionin e dytë ishte sërish Douvikas që shënoi të tretin për Vigon dhe të dytin personal për rezultatin final 1-3.
Girona fitoi 3-1 kundër Rayo Vallecanos në stadiumin "Montivilli". Pas pesë vitesh katalanasit rikthehen në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, teksa janë edhe kryesues në La Liga duke lënë pas emra si Real Madrid, Atletico dhe Barcelona. Për të besuarit e Michel shënuan Stuani (dopietë në minutat 15 dhe 19), si edhe Blind. Nteka shkurtoi për madrilenët. Tanimë Girona është edhe në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duke mos qenë më surprizë në Spanjë.