Celulari shkaktar për 60% të aksidenteve! Rritja 10-fish e gjobës 'fle' në Kuvend...Në Itali, ndëshkimi 1700 € (VIDEO)

7 Janar 2020, 14:13| Përditesimi: 7 Janar 2020, 14:34

  • Share

Aksidentet rrugore, përfshi dhe ato me pasoja në jetë të humbura të shkaktuara nga përdorimi i telefonave dhe tabletave në rrugët shqiptare, mbeten një shqetësim i lartë.

Burime nga Policia Rrugore për Report Tv bënë me dije se nga 10 drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente dhe të ndëshkuar, 6 prej tyre rezultojnë për përdorim telefoni. Ky bilanc bëhet me i rëndë kur këta shoferë rezultojnë të gjobitur më shumë se dy apo deri në tre herë.

Prej më shumë se një viti Sektori i Parandalimit të Aksidenteve depozitoi në parlament projektligjin për rritjen e masës ndëshkuese për cilindo që teksa i jep makinës përdor telefonin.

Sipas këtij projektligji dhe strategjisë të Policisë Rrugore gjoba ishte parashikuar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë si dhe heqje e pesë pikëve nga patenta, ndërsa sot gjoba është më e ulët sa dhe parkimi i gabuar. Për përdorim telefoni gjobitesh nga 500 deri në 1500 lekë kundrejt 2 mijë lekë për parkimin e gabuar apo 15 mijë lekë për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Kjo kërkesë nuk gjeti pëlqimin e deputetëve të cilët vendosën të rrisin masën ndëshkuese për rripin e sigurimit por jo për përdorimin e telefonave, ku pasojat e aksidenteve pa rrip sigurimi janë minimizuar sipas statistikave të Policisë Rrugore.

Sipas relacionit të Policisë Rrugore kjo masë përafronte legjislacionin me vendet e BE-s, ku fqinji ynë Italia, parashikon që sanksioni për telefonin të arrijë në 1700 euro.

Më tej, thonë ekspertët, rritja e gjobës për përdorimin e telefonit do të sjellë uljen e pasojave tek të dëmtuarit, jo vetëm shoferët që vetë përfshihen në aksident por edhe tek personat e tjerë që goditen nga këto automjete.

Veç masës ndëshkuese me gjobë ky propozim i Sektorit të Parandalimit të Aksidenteve parashikonte edhe heqjen e patentës nga 1 në 3 muaj për shoferët që brenda 12 muajve gjobiten tre herë për përdorim telefoni.

Si është gjoba aktualisht dhe sa kërkonin të bëhej

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MAKINE-MAQINE: 07/01/2020 17:18

    Ketu tek ne koha ka vertetu qe ligjin asnje nuk e zbaton me ndergjegje por vetem nga frika,keshtu qe duhet te ngrihet me te madhe qe CELULARI-VRET ne timon sic thuhet per DUHANI-VRET dhe shumica e lokaleve te pakten ne Tirane e zbatuan nga frika e gjobave.

    Përgjigju
  • Liku: 07/01/2020 15:45

    Me celular shoferet luajne me jeten e qytetareve dhe jeten e tyre makinat levizin shumica me celular ne dore duke drejtuar mjetin masa me celular duhet te jete me skualifikim se makina eshte si arme qe vret njerez

    Përgjigju
  • Shqip: 07/01/2020 15:31

    Po n itali marin 2000e rrog 300milek

    Përgjigju
  • rroku: 07/01/2020 14:39

    Shtet injorantesh..... O plera ai qe nuk ve rrypin e sigurimit ha koken e vet dhe le ta haje por ai ajo qe rri me telefon ne timon ha koken e njerwzve te pa fajshem, o derra parlamentare qe po na vrisni duke nxjere ligje idjote. Shikoni ne Greqi e Itali se cte bejne, ku pyesin kurvat qe ua kane blere makinat kurvaret, ku pyesin drogmenet per gjobat qe vini ju. VENDOSNI MASA EKSTREME O PLERA, BEHUNI EUROPIANE QE DHE EUROPA TU BEJ EUROPJANE O SHPELLARE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?