Politikë

Zgjedhjet/ Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje

20 Mars, 22:58| Përditesimi: 20 Mars, 23:40

  • Share

Takimin 'celulë më celulë' Kryeministri Edi Rama e pati mbrëmjen e sotme me shtabin elektoral të PS-së së njësisë nr 2, në Tiranë.  Duke analizuar kundërshtarin politik, Partinë Demokratike, Rama tha se PD e drejtuar nga Lulzim Basha në 2021 ka qenë më e forta që ai ka parë.

A ka nga ato që kapërcejnë ylberin?

“Këta të Lulit. Tani që u ngjall Luli.. Mezi e ngjalla dreqin. Ishalla s’po ma zë gjumi rrugës. Ai për influencer ka lindur jo për politikë, por e mori rrota e historisë dhe I ngeli në dorë. Megjithatë nga 2013 deri në 2023 Partia e drejtuar prej tij në 2021 ka qenë më e forta që unë kam parë. Në raport me vetveten aty ata kanë qenë më të organizuar se çdo herë tjetër. Në 2023 ishin ‘Estrada e Ballshit’, në 2021 ishin më mirë se asnjë herë tjetër. Nuk kanë për të arritur ata rezultatin e artistit. Me thënë të drejtën. Është e vërtetë. Plus që po të shohësh lista e tyre e mbyllur është listë për opozitë. Bufi futi të gjithë faunën e ngushtë dhe e mbylli. Ata do të jenë si sahatët e vjetër që vjen ora e del bufi.. kuku kuku.. e mbyllet dera. Nuk ka aty deputeti që duam. U futën të shkretët në primare, thanë erdhi demokracia, por më pas e panë veten të hedhur ca në kënetë e ca jashtë. 

Rama komentoi dhe Dashnor Sulën pasi u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 11 Majit

“Dashi nuk është i kënetës, është gjel deti. Nuk e mbante dot këneta Dashin. Ai është gjel deti me garderobë më vete. Në Peqin ka respektin e njerëzve. Nëse do të përballesh vetë demokratkisht lihet Kujtim Gjuzi jashtë?” tha Rama.

Kryeministri u shpreh i bindur se PD do të marrë më pak vota se në 2021.

Ogerta Manastirliu: Nga 17 mijë që kemi qenë në 2021 duam të arrijmë mbi 20 mijë.

Edi Rama: Këneta nuk rritet asgjëkundi krahasuar me 2021. Që nga 2015 e këtej është niveli më i lartë që mund të arrinte këneta. Ata nuk marrin më. Harroje!

Ora 23:26
'Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…', Rama tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar: Më thoshin tradhtar, mosmirënjohës! Mora vetëm 40 vota

 

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë. Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003.

Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte kongresi. 

O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesa, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama.

Pas një telefonate, me ish-deputetin Musa Ulqini, Rama zbuloi edhe emrin e kryetarit të organizatës që e regjistroi si anëtar të Partisë Socialiste, i cili quhej Kismet Meta, e për të cilin kryeministri tha se i është bërë atij “kismet” me emrin e tij biblik.

Më tej shefi i qeverisë tregoi edhe rrugëtimin për në krye të PS, që nisi me shumë kundërshti nga “xhaketat e vjetra”, asokohe të rreshtuar krah Fatos Nanos, duke përmendur një episod në mbledhjen e PS në Ballsh.

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty.

Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama, si për të treguar se tanimë hapja e PS përkundrejt të rinjve është bërë një proces normal dhe qarkullimi i brezave nuk vjen me aq shumë sfida sa më parë.

“Normalisht ti je këtu brenda, se me Partinë e Nares atëherë do ishe në rrugë duke prit atje. Do kaloja unë do të largonin këta, do të thonin ik o djalë piqu njëherë”, i tha Rama, Elton Spahiut që vinte nga platforma “Deputeti që duam” si prurje e re në PS.

H.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demiri: 21/03/2025 02:46

    Nga 1998 kur Nano i vari melcite ne qafe si minister e tehu kryetar bashkie, ne 2003 paskesh marre “vijen e sjelljes” per antar e kre te PS. Fati i tij qe gjeri nje lolo si Meta te cilin pasi e minoi mire e mire, ia shijoi aferat mire qe nuk e ekzekutoi si shokun Kadri Hasbiu por qelia me keq per Liken. Tregon prralla tani si hyri nga oxhaku ne PS! Ca pisi dhe i lig.

    Përgjigju
  • Toni: 20/03/2025 23:46

    Po estrada e ballshit ca eshte ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?