Kritika të ashpra i ka drejtuar KQZ-së kryeministri Edi Rama për përmasat e fletës së votimit. Duke e quajtur të tmerrshme, Rama thotë se fleta e votimit duhet të ishte bërë si në Itali, ku shënohet vetëm partia dhe votuesi shkruan emrin e kandidatit në fletë. Komentet i bëri gjatë një vizite në Njësinë 7 në Tiranë, ku para socialistëve tha se fletët e votimit ishin qamet, si një libër.
Lemeri quan fletën e Tiranës, e cila do të ketë të shkruara 539 emra kandidatësh për 11 subjekte zgjedhore. PS mban numrin 5 në fletën e votimit.
Rama: Ato fletët e votimit ishin një qamet i madh. Ç’ishin ato? Ai ishte si libër, katastrofë.
Manastirliu: 5 shihej shumë qartë.
Rama: Numri 5 shihet qartë dhe numri 1 shihet qartë. I bie 5 me 1 ky muhabet. Ne duhej ta kishim bërë si italianët, shëno emrin. Ke partinë, aty më stilolaps shëno emrin. Të kujtohet kur e bëri motra ime “Giorgia”? Kandidatët i kanë të varur aty në qendrën e votimit. Tmerr ca ishte ajo. Ajo ishte qendër votimi më vete.
Etilda Gjonaj: Kur na ngatërron ne, imagjino emigrantët.
Rama: Ajo është qendër votimi më vete. Fleta e Tiranës ishte lemeri, megjithatë ç’na zuri dhe nuk e hoqëm. Numërimi i atyre do të jetë …. Megjithëse një shenjë kishte ajo dhe shenja kapet, por prapë…
Nga ana tjetër Kryeministri nuk ka kursyer batutat dhe ironitë sërish për Lulzim Bashën. Rama nga ironitë e përsëritura, ka thënë për Bashën se më drejton thirrje ‘se ku i kam shokët’ ndërkohë sipas Ramës, Kreu i Euroatlantikëve ka mbetur vetëm.
"Ne kemi dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, bërtiste tek çadra bashkë me Lulin ‘Rama ik’. Po Luli sa i madh. Ma ka bo qejfin shumë, se e kisha merak shumë. Po kur thotë, Rame, ku i ke shokët Rame. Sa i madh ! Ndërkohë ai vetë tek pull. Kishte jo shokët, shoqet po kishte një ushtri të tërë tani ngeli tek pull. Vendos një mur prapa aty, jam me euroatlantikët këtu, me euroatlantikët atje, ndërkohë aty është i njëjti mur. Më vdes fare kur i shikoj flokët. Buza vesh më vesh", tha Rama.
Komente
