Politikë

‘Celulë më celulë’/ Rama mbyll ditën nga Njësia 7, ironizon Bashën: Ai më vdes fare, më thotë 'Rame ku i ke shokët', ndërkohë vetë del tek pull

18 Mars, 23:06| Përditesimi: 19 Mars, 00:04

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste është gjendur mbrëmjen e sotme vonë në Njësinë 7 në Tiranë. Rama gjatë takimit ka folur me drejtuesen politike të zonës Etilda Gjoni dhe të pranishmit duke i pyetur për detyrat.

Nga ana tjetër Kryeministri nuk ka kursyer batutat dhe ironitë sërish për Lulzim Bashën. Rama nga ironitë e përsëritura, ka thënë për Bashën se më drejton thirrje ‘se ku i kam shokët’ ndërkohë sipas Ramës, Kreu i Euroatlantikëve ka mbetur vetëm.

Rama: Ne kemi dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, bërtiste tek çadra bashkë me Lulin ‘Rama ik’. Po Luli sa i madh. Ma ka bo qejfin shumë, se e kisha merak shumë. Po kur thotë, Rame, ku i ke shokët Rame. Sa i madh ! Ndërkohë ai vetë tek pull. Kishte jo shokët, shoqet po kishte një ushtri të tërë tani ngeli tek pull. Vendos një mur prapa aty, jam me euroatlantikët këtu, me euroatlantikët atje, ndërkohë aty është i njëjti mur. Më vdes fare kur i shikoj flokët. Buza vesh më vesh .

 

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?