Politikë

‘Celulë më celulë’/ Rama nga Njësia 4 njofton lajmin për fondin ekstra: Do marrin shtëpi dhe ata që kanë bërë aplikimin e gabuar nga tërmeti, nuk do t’i lëmë në rrugë

19 Mars, 22:45| Përditesimi: 19 Mars, 23:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste e ka mbyllur ditën e sotme nga Njësia 4. Rama ka është ndalur te investimet dhe rindërtimi i ‘5 Majit’.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të çelet një fond ekstra për të gjithë ata që kanë bërë aplikimin gabim.

Rama: Nuk njihet më Tirana, mbani mend si ka qenë apo jo. Lidhet dhe me faktin që  ju hapin sytë qytetit, ju hapën dritat, iku balta. Po vërtet është i pabesueshëmm ndryshimi. Bo ça ka qenë . Kur futesh te rrëpira, aty te shkolla ‘Bajram Curri’. Ka një problem tani që ka një numër të  konsiderueshëm familjesh, që s’kanë bërë aplikimin e duhur dhe ne nuk mund t’i heqim. Edhe do vendosim një  fond shumë  të  madh për strehimi, për studentët, për profesionistë  dhe për të  ndërtuar edhe shtëpi për studentët. Ku ka në Tiranë lagje kështu me parqe.

 

Ora 23:13
'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

1742422614_fagage.JPG

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, janë takuar me shtabin elektoral të Njësisë Nr.4 në Tiranë.

Gjatë takimit, duke folur me të rinjtë prezentë, Rama i ka pyetur për aktivitetin që kanë në TikTok, duke u thënë me humor se do vështirësohet edhe më tepër aksesi në këtë platformë.

Rama ka ironizuar edhe Sali Berishën dhe protestën e bërë për TikTok pak ditë më parë, të cilin e etiketon si “bufi i kënetës”.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?