Foto nga takimi

Politikë

‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur

17 Mars, 22:28| Përditesimi: 17 Mars, 22:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste duket se nuk ka vendosur ta mbyll ditën e sotme me aktivitetin e tij politik. Rama është gjendur këtë mbrëmje vonë në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 14. Ndryshe nga aktivitetet e tjera siç duket në video Rama e filmon vetë takimin.

Në një moment gjatë bisedës Rama, pyet disa nga rinjtë që ishin pjesë zyrës.

Rama: Ju ç’po bëni aty me se merreni ?

I riu: Ne jemi duke punuar me të rinjtë. Jemi duke identifikuar votuesit për herë të parë.

Rama: Prit se kam një dhuratë për ju.

Kryeministri shfaqet me disa pica dhe i shpërndan tek anëtarët që ishin prezent. Gjatë momentit të konsumimit të picës Rama ka shkëmbyer batuta me të pranishmit, tek shpërndanin copat e picës.

Rama: Ervinit mos i jepni, se Ervini është shëndoshur (fjala për Ministrin e Brendshëm)

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?