Politikë

‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE

25 Mars, 22:36| Përditesimi: 26 Mars, 08:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur aktivitetet e sotme politike nga Njësia 6 në Tiranë, ose siç njihet ndryshe Kombinati. Rama ka qenë i shoqëruar nga drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, dhe ministri Blendi Gonxhe.

Gjatë komunikimit me anëtarët e shtabit, Rama ka folur me një nga vajzat e reja të pranishme, e cila ka marrë vëmendjen e kryeministrit për shkak se ajo i ka thënë se ka qenë dhe balerinë. Pas kësaj, Rama i është drejtuar drejtuesit politik të Kombinatit, Blendi Gonxhe:

‘Gonxhe, nuk e di a bëjmë ti dhe unë për balet.’

Nga ana tjetër, Rama është ndalur te të rinjtë, ku pas një komunikimi ka vendosur theksin në mesazhin që duhet t’i jepet votuesit për herë të parë.

“Ne kemi këto ditë pjesën ku do të tregojmë programin dhe do të vendosim piketat për BE. Edhe votuesit e parë, ku pasaporta e BE-së i jep një pamje krejt tjetër jetës së tyre, një përmasë krejt tjetër. Duhet ta shpjegojmë pak nga pak të gjithë, sepse është e rëndësishme vota, edhe pse është lidhur drejtpërdrejt me BE-në këtë herë. Sepse unë kam shumë merak që mund të ikë, nuk është një gjë që do rrijë aty. Na janë puqur yjet dhe fati ynë me fatin e tyre. Edhe duhet shfrytëzuar kjo gjë. Ka pasur momentet e veta të hapjes dhe të mbylljes dhe ne nuk e dimë si zhvillohen ngjarjet. Duhet që negociatat të mos turbullohen që ne të mbyllim këtë sfidë në 2027. Është një votë që mbështet negociatat pa luhatje dhe është shumë e rëndësishme.”-tha Rama 

Ora 08:03
Rama batuta me të riun në Njësinë 6: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa i ngrohtë?

 

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Njësisë 6 në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Gjatë komunikimit me disa prej të pranishmëve, Rama bisedoi me një të ri që kishte emigruar më herët në Gjermani dhe ishte kthyer në Shqipëri, duke vendosur të angazhohej edhe në fushatën elektorale.

Rama: Vajte në Gjermani, e provove kafenë e shëmtuar?
I riu: Më keq se kafeja ishte ushqimi.
Rama: Po qielli, të pëlqeu sa blu ishte? Po diellin e pe sa ngrohte? Po muhabet, bënin gjermanët muhabet? Ça bëre në Gjermani?
I riu: Jam marrë me mirëmbajtjen e transportit publik. Thashë ta shfrytëzoj, sikur po më mbylleshin rrugët nga kjo mani e madhe. E provova, por jemi kthyer t’i japim drejtim dhe kontributin do ta japim këtu.

 

Ora 23:10
'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

 

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të njësisë numër 6, në Kombinat. Kreu i qeverisë i ka inkurajuar të punojnë për fushatë, duke u thënë se duhet “ta thithin ujin e kënetës.”

Duke bërë batuta, kryeministri tha se “duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta.”

Rama: Forca! Duhet futur pompa në të gjitha pikat ku të thithet sa të mundet uji i kënetës. Duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta. Sa i madh që është e, shumë i madh. Kemi Lulin që do merret me ata! Do jetë interesant, të shohim çfarë do të ndodhi.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?