Ushtria gjermane po heton një tentativë të dyshuar spiunazhi nga Moska, pas gjashtë fluturimeve të paautorizuara me dron mbi bazën ajrore në Schwesing, ku trajnohen ushtarë ukrainas për sistemet e mbrojtjes raketore Patriot. Lajmin e ka raportuar Süddeutsche Zeitung.
Sipas gazetës, midis 9 dhe 29 janarit, dronë të paidentifikuar kanë hyrë në mënyrë të përsëritur në hapësirën ajrore të kufizuar mbi objektin ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të Bundeswehr-it për t'i neutralizuar me kundërmasa elektronike, përfshirë bllokuesin HP47, forcat gjermane nuk kanë mundur t'i rrëzojnë apo të gjurmojnë operatorët e tyre.
Ushtria gjermane ka klasifikuar këto incidente si spiunazh të mundshëm dhe ka alarmuar shërbimet e inteligjencës. Bundeswehr ka konfirmuar prania e dronëve mbi bazën ajrore, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Komente
