Censura ndaj Report Tv, Shoqata e Gazetarëve Europian kundër vendimit të FSHF: Mediat kanë të drejtë të raportojnë për çdo aktivitet

28 Mars 2022, 22:37| Përditesimi: 28 Mars 2022, 22:42

  • Share

Shoqata e Gazetarëve Europian shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin e sotëm të FSHF-së për të refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji.  Në reagimin e tyre, ato i bëjnë thirrje FSHF të që ndryshojë vendimin, duke theksuar Federata ka detyrimin që të respektojë median në ushtrimin e detyrës për të raportuar në çdo aktivitet.

"Shoqata e Gazetarëve Europian, Dega Shqipëri, shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin e sotëm të FSHF-së për të mos akredituar televizionin Report TV për të ndjekur dhe raportuar në lidhje me ndeshjen miqësore të futbollit Shqipëri- Gjeorgji.

Mediat kanë të drejtën e tyre për të raportuar në lidhje me çdo aktivitet sportiv, kulturor apo politik qoftë, për t’i ofruar publikun të vërtetën që shpesh, pa praninë e medias mbetet e pazbuluar. FSHF ka detyrimin që të respektoj median në ushtrimin e detyrës për të raportuar. AEJ dega Shqipëri, do të njoftoj dhe platformat europiane për këtë ngjarje të rëndë që cenon hapur lirinë e medias në vend.Ndërsa apelon ndaj FShF, që të lejoj median Report TV të raportoj për ndjeshjen dhe eventet e tjera", thuhet në reagim. 


Lajmi kryesor:

Censura/ Raportoi skandalin në zgjedhjet në FSHF, hakmerret Armand Duka, refuzon akreditimin e gazetarëve të Report Tv për ndeshjet e kombëtares


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?