Foto ilustruese

Cënimi i të drejtave të femrave arrin kulmin në Iran, autoritetet vendosin kamera në rrugë për të mbikëqyrur gratë që nuk mbajnë hixhab

10 Prill 2023, 15:45| Përditesimi: 10 Prill 2023, 15:56

  • Share

Cënimi i lirive të grave në Iran po kalon kufirin, pas incidentit në të cilin burrat hodhën kos ndaj grave që nuk mbanin hixhab jashtë shtëpisë, autoritetet po instalojnë kamera në rrugë dhe ndërtesa publike për të zbuluar gratë që ecin përreth pa shami.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, duke e arsyetuar vendimin për masën konkrete me një deklaratë ku thuhet se qëllimi është parandalimi i rezistencës ndaj ligjit të hixhabit.

Siç raporton BBC, pasi gratë të identifikohen, ato do të marrin një mesazh me pasojat e veprimit të tyre pra refuzimin për të mbajtur shami. Deklarata e policisë iu referua gjithashtu hixhabit si "një nga themelet kulturore të kombit iranian ", ndërsa u kërkoi pronarëve të bizneseve të zbatojnë rregullat përmes "inspektimeve të zellshme". Në Iran, grave u kërkohet ligjërisht të mbulojnë flokët e tyre me shami që kur Revolucioni Islamik i vitit 1979 vendosi një interpretim të rreptë të ligjit fetar.

Gratë që shkelin ligjin përballen me gjoba, arrestime apo edhe vdekje. Vrasja e fundit e Mahsa Amini  nga policia e moralit për shkak se shamia e saj nuk i mbulonte siç duhet të gjitha flokët e saj është një shembull tronditës i shkeljeve të të drejtave të njeriut në vend. Njëkohësisht reagimet që shpërthyen pas këtij lajmi kanë qenë intensive dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Nga shtatori i kaluar e deri më tani, dhjetëra të rinj kanë humbur jetën në Iran, ndërsa problemet shëndetësore me të cilat përballen të tjerët për shkak të armëve dhe sulmeve kimike që janë të shumta.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?