Në bashkinë Kukës nuk do bëhet regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Kjo për shkak të zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen me 24 shtator. Ndërkohë Censi ka filluar në dy bashkitë e tjera të qarkut Kukës, në Has dhe Tropojë. Sipas INSTAT në Has për regjistrimin e popullsisë dhe banesave do të jenë 10 persona në terren, ndërsa në Tropojë 31, të cilët për 6 javë do të dalin derë më derë për grumbulluar të dhënat e numrit të banorëve dhe banesave.
Për bashkinë Kukës ende nuk është përcaktuar data e fillimit të Censit, por mund të mbahet në fillim të muajit tetor. Censi në verilindje ka një rëndësi të veçantë për evidentimin e numrit të banorëve, pasi siç dihet viteve të fundit një numër i madh i tyre kanë emigruar në Angli e vende të tjera të BE-së.
Rëndësi tjetër është edhe deklarimi i minoritarëve që jetojnë në 9 fshatra të zonës së Gores në Bashkinë Kukës, shumica në fshatin Shishtavec një zonë e banuar nga minoritet që nga Bullgaria pretendohet të jenë minoritet Bullgar. Minoriteti bullgar nga Kuvendi i Shqipërisë u njoh në vitin 2017-të, ndërsa numri zyrtar i tyre do të përcaktohet nga Censi që në Kukës nis në tetor.
Pyetja ciles Fe i perkisni eshte shume e drejte sepse eliminon sektet fetare qofshin myslimane ose te krishtera. Konkretisht Kryegjyshata Boterore perfaqeson sekt mysliman qe do te thote se nuk perfaqeson fe Kryegjyshi ka deklaruar se jemi pjese e Komunitetit Mysliman dhe e fese myslimane.Ekziston vetem nje fe myslimane si ne shqiperi dhe ne bote.
Përgjigju