“Censi 2023”, Report Tv në Pustec, bashkinë minoritare: Maqedonas apo bullgar? Si do deklarohen banorët? Anketuesi: Nuk i gjejmë në banesë

19 Shtator 2023, 13:41| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 14:07

  • Share

PUSTEC - Në fshatin Kallamas të Bashkisë Pustec ka filluar numërimi i popullsisë. Banorët shprehen të gatshëm për të deklaruar të dhënat e tyre. Kjo është zonë minoritare dhe ka një kujdes të shtuar në evidentimin e popullsisë.

Report Tv ndoqi nga afër punën në terren të anketuesit të INSTAT, Danjel Grazhdanji, gjatë intervistimit të banorëve në fshatin Kallamas të Bashkisë Pustec.

Ai shpjegon se ditën e parë të punës, ka regjistruar vetëm 4 familje në sistemin e INSTAT-it, për shkak se shumica e banorëve, punojnë gjatë ditës në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Por në asnjë rast nuk ka hasur në kundërshtinë e tyre për tu vetëdeklaruar.

Pyetësori zgjat 10 minuta për person sepse ka 80 pyetje. Unë jam i angazhuar vetëm në fshatin Kallamas.  Ka vështirësi sepse nuk janë gjithë banesat me GPS.

Gazetari: Çfarë  ndodh me ata shtetas me dy kombësi?

Banori:- S’kemi pasur rast të tillë”.

Gazetari: Pyeten personat një për një apo vetëm kryefamiljari?

Banori:-Po të gjithë duhet të pyeten. Por është e vështirë këtu sepse punojnë në shtetin fqinj, duhet të vijmë pasdite. Duhet të vijmë 2-3 herë për ti gjetur në banesa.

Gazetari: Për ata që jetojnë jashtë vendit, më shumë se 12 muaj nuk i regjistrojmë.

Kjo bashki popullohet nga minoriteti maqedonas, por vitet e fundit disa banorë kanë përfituar pasaporta bullgare. Numri i saktë i tyre ende nuk dihet!

Burrat e vjetër të Kallamasit thanë se këtu s’ka minoritet bullgar. Sipas tyre, 4-5 familje kanë ndryshuar kombësinë vetëm për të përfituar dokumente.

“Në zonën tonë s’ka bullgarë, këtu mund të ketë shqiptarë, por bullgare kurrën e kurrës nuk ka. Eshtë 200 km larg  kufiri nga Strumica. Bullgarë s’ka këtu. Karta bullgare i kanë marrë ata për të lëvizur, 5- 6 familje, mund të jenë edhe ata kanë ikur në Gjermani edhe në shtete të tjera.  Unë për vete kam kombësi maqedonase dhe do e deklaroj kështu siç jam.. Fenë do ta deklaroj jam ortodoks, asnjë mysliman ska këtu”, tha një banor.

“Jemi minoritar maqedonas, s’ka bllgarë këtu. Ata që morën pasaporta bullgare ikën nëpër shtete të tjera”, u shpreh një tjetër.

“Njeri nuk ka nga Bullgaria. Ne jemi dy vetë burrë e grua do ta plotësojmë Censin. Jemi nga Maqedonia”, tha banori.  

Anketuesi i INSTAT shpejgon se çdo banor mund të përgjigjet me dëshirë në lidhje me identitetin etnik dhe fenë. Pra mund të zgjedhin edhe të mos përgjigjen.

“Gjer tani ka ecur shumë. Ka ca që pranojnë e ca që nuk pranojnë. Për pjesën e minoritetit nuk e kanë të detyrueshme të përgjigjen. Ka ca që duan e ca jo. “Dy etnitete s’mund të deklarojë, vetëm një”, u shpreh Danjel Grazhdanji, anketues i INSTAT.

Në Bashkinë e Pustecit, sipas Censit të 2011 jetojnë 3300 banorë. Minoritarët maqedonas në zonën e Prespës së Madhe, shpesh herë janë vetëdeklaruar si bullgarë për të marrë pasaportë e këtij vendi.

Ndërkohë nga Censi që po kryhet aktualisht pritet të ketë një pasqyrim real mbi numrin e popullsisë dhe etnitetet në këtë zonë. Procesi do të vazhdojë deri më 30 tetor, ndërsa të dhënat e para për numrin e popullsisë dhe banesat në mbarë vendin pritet të publikohen në qershor 2024.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?