Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar!  Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër

29 Qershor, 16:55| Përditesimi: 29 Qershor, 16:58

  • Share

Emigracioni i shtuar, plakja e popullsisë dhe shtesa e ulët natyrore kanë përmbysur projeksionet e censit të vitit 2011, ku pritej që popullsia e Shqipërisë të zbriste nën 2.5 milionë banorë pas vitit 2031, por në fakt ndodhi e kundërta pasi vendi tanimë numëron 2.4 milionë banorë, kur projeksionet flisnin për 2.7 milionë banor në këtë vit.

Por si shpërndahet popullsia e vendit në qarqe?

Në censin e vitit 2023, tregohet se me përjashtim të Tiranës, që është e mbipopulluar, të gjitha qarqet e tjera janë në rënie dyshifrore në përqindje. Ndërsa në numër Fieri, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Numri i banorëve në qarkun e Fier me 69 mijë banorë më pak dhe Elbasani është ulur me mbi 63 mijë, ndjekur nga Shkodra që është tkurrur me 60 mijë në raport me rezultatet e vitit 2011. Kurse dy qarqet me më pak banor janë Gjirokastra që ka humbur mbi 12 mijë individë në 12 vite, dhe Kukësi që ka vetëm 61.9 mijë banorë me rënie me 23 mijë më pak se në 2011.

Nga rezultatet paraprake tregohet se qarku i një mbi një dritareve e ka ruajtur popullsisë. Berati ka humbur vetëm 0.6% të popullsisë që ka pasur në 2011-ën, pasi aktualisht ka 140.956 banor nga 141.944 banor që kishte para 12 vitesh. Një tjetër qark që ka humbur shumë banor është ai i Durrësit, por të dhënat për këtë territor kanë ndryshuar shumë pas tërmetit të 2019-ës pasi shumë banor janë zhvendosur me banesa me qira dhe ende nuk kanë marrë apartamentet e reja plotësisht. Në total ky qark numëron 226.863 banor, ose rreth 36 mijë më pak se në 2011-ën.

Ashtu siç edhe pritej për shkak të përqendrimit ekonomik Tirana i ka rrëmbyer qarqeve të tjera 9 mijë banorë. Në cens thuhet se për shkak të migracionit të brendshëm, rezulton se në Tiranë është e vendosur 31.6% e popullsisë, nga 26,8% në 2011. Aktualisht në qarkun e Tiranës, banojnë 758.513 banor.

Me shifrat e reja të cens në pikëpyetje vihet edhe reforma territoriale, e cila kishte si synim të zhvillonte qytetet, por shifrat tregojnë që veç Tiranës kudo ka rënie. Një tjetër tregues që duhet të merret në konsideratë ka të bëjë edhe numrin e popullsisë sipas bashkive, ku ato paraprake tregojnë se 15 bashki të vendit kanë më pak se nga 10 mijë banor, ku Pusteci numëron vetëm 1.843 persona. Pra, a duhet një bashki për vetëm kaq banor? E njëjtë është situata edhe në Libohovë, Këlcyrë e Konispol.

CENS 2011-CENS 2023
Popullsia në 2011                    2 821 977 banorë
Projeksioni për 2023               2.710.245 banorë
Popullsia 2023                        2.402.113 banorë

 

POPULLSIA SIPAS QARQEVE
                               Cens 2011                  Cens 2023              Rënia
Tiranë                749.365 banor          758.513 banorë         + 9,157 banorë
Durrës               262.785 banor           226.863 banorë        -35.922 banorë
Elbasan              295.827 banor          232.580 banorë          -63.247 banorë
Korçë                  220.357 banor          173.091 banorë         -47.266 banorë
Fier                     310.331 banor          240.337 banorë         -69.994 banorë
Shkodër             215.347 banor          154.479 banorë           -60.868 banorë
Vlorë                  175.640 banor          146.681 banorë          -28.959 banorë
Berat                  141.944 banor          140.956 banorë               -988 banorë
Lezhë                  134.027 banor           99.384 banorë          -34.643 banorë
Dibër                  137.047 banor          107.178 banorë          -29.869 banorë
Kukës                   85.292 banor           61.998 banorë            -23.294 banorë
Gjirokastër           72.176 banor           60.013 banorë            -12.163 banorë
BASHKITË ME MË PAK SE 10 MIJË BANORË
Pustec              1 843 banorë
Libohovë         2 765 banorë
Këlcyrë            4 400 banorë
Fushë Arrës    4 878 banorë
Konispol          4 898 banorë
Delvinë            6 166 banorë
Pukë                 6 222 banorë
Memaliaj         6 578 banorë
Tepelenë          6 761 banorë
Kolonjë            7 519 banorë
Përmet            7 980 banorë
Dropull            8 259 banorë
Himarë            8 328 banorë
Poliçan             8 762 banorë
Selenicë           9 580 banorë

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?