Mëngjesin e kësaj të hëne, në gjithë vendin nisi numërimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur këtij procesi teksa ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale, teksa plotëson pyetjen lidhur me përkatësinë fetare. Me nota humori, Luca thotë se te përgjigjja e tij, përsa i përket pyetjes për fenë, ka shkruar se është shqiptar. Një përgjigje të tillë u rekomandon që të shkruajnë të gjithë shqiptarët.
“Unë kam nënë myslimane, baba katolik, gruja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes që është t’u u bë një e madhe, unë iki falem në kishë dhe shkoj edhe në xhami. Ca të shkruaj unë këtu?
Mua të gjithë fetë më pëlqejnë, po e shkruaj shqiptar, dhe u bëj thirrje miq që me të gjithë këtë corapllik feshë që kemi ne, që të gjithë këtu te feja të shkrujmë të gjithë shqiptarë, se ne jemi për popullin përpara dhe për atdhe, pastaj për fe. Kështu dua ta shkruaj unë këtë faqen, kalojmë te faqja tjetër”.
Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetjeve që nuk kanë detyrim t’u përgjigjen kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit, ndërsa ata që janë në emigrim nuk regjistrohen. Deri në mesditë, u plotësuan 800 formularë.
Sipas ligjit “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, të gjithë qytetarët në moshë madhore mbi 18 vjeç janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve të censit. Sa u përket të miturve, në emër të tyre do të përgjigjen prindërit ose personi që ndodhet në shtëpi në momentin e plotësimit të anketës.
Mospjesëmarrja është në kundërshtim me ligjin, dhe çdo përgjigje e rremë ndëshkohet me gjobë 50 mijë lekë kur refuzon ose jep informacion të pasaktë, dhe 100 mijë lekë për organizatat që bëjnë pyetësor paralelisht me anketuesit e INSTAT, gjatë 6 javëve që zhvillohet censi.
Un jam me Vaso Pashen.Feja shqyptarit asht SHQIPTARIA.
PërgjigjuC'pune ka se cfare te pelqen apo jo nqs te kerkohet se ciles fe i perket or teeeejjjjj
Përgjigju