Centrali bërthamor në Zaporizhzhia, Ukrainë

Bota

Centrali bërthamor i Zaporizhias shkëputet sërish nga rrjeti elektrik, inspektorët e OKB-së ndodhen aty

3 Shtator 2022, 18:21| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 18:22

  • Share

Zyrtarë ukrainas që mbështetën nga Moska njoftuan se centrali më i madh bërthamor i Evropës, i Zaporizhias, u shkëput nga rrjeti i energjisë në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Shkak për shkëputjen u bënë bombardimet e vazhdueshme që shkatërruan linjën kryesore të energjisë elektrike.

Komentet vijnë ndërsa një ekip nga agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore po inspekton termocentralin, i cili së fundi është prehe e luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ku të dyja fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet.

Që prej një jave, impianti është shkëputur vazhdimisht nga rrjeti elektrik i Ukrainës. Agjencia ukrainase për Energjinë Bërthamore 'Energatom' ka bërë të ditur se shkak kanë qenë bombardimet me mortaja e artileri pranë zonës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska kërcënon SHBA: Tani je pjesë e konfliktit! Ja përgjigja e Rusisë ndaj Nord Stream  


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?