ilustruese

Bota

“Centrifugat në uzinën bërthamore Fordow nuk janë më funksionale”

26 Qershor, 16:47| Përditesimi: 26 Qershor, 16:49

  • Share

Centrifugat në uzinën bërthamore Fordoë në Iran "nuk janë më funksionale" pas sulmeve amerikane, tha Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).  Grossi thotë se ekipi i tij mund të nxjerrë përfundime mbi bazën e imazheve satelitore për pasojat e bombardimeve gjatë fundjavës nga SHBA.

 "Duke pasur parasysh fuqinë e këtyre bombave dhe karakteristikat teknike të centrifugave, ne e dimë se ato nuk janë më funksionale, thjesht për shkak të dridhjeve, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme fizike", tha ai për Radio France Internationale.

"E njoh shumë mirë centralin, është një rrjet tunelesh me lloje të ndryshme aktivitetesh. Ajo që pamë në fotografi korrespondon pak a shumë me sallën e pasurimit, kjo është ajo që është goditur”, vijon Grossi.

Irani vendosi këtë të enjte, pezullimin e marrëdhënieve me Agjencinë e drejtuar nga Grossi pasi ai tha një ditë më herët, se kthimi i inspektorëve në objektet bërthamore të Iranit për të vlerësuar ndikimin e sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ishte prioriteti i tij kryesor.

//Sky News

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?