Lojtarët e Francës dhe Uruguait

Çerekfinalet e Botërorit nisin me Uruguaj-Francë, Deschamps kërkon kujdes

6 Korrik 2018, 09:33| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 09:37

  • Share

Çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018” nisin me një superpërballje Uruguaj-Francë. Duke nisur nga ora 16:00 në Nizhny Novgorod “La Celeste” do të përballet me gjelat francez dhe vigjilja rrotullohet rreth Edinson Cavanit.

Sulmuesi është stërvitur i vetëm dje dhe është në dyshim të madh për të luajtur por nuk përjashtohet mundësia që ta nisë nga stoli. Në vendin e tij pritet të luajë Stuani ndërsa Tabarez nuk do të ndryshojë asnjë lojtar tjetër krahasuar me ndehsjen ndaj Portugalisë me mbrojtjen që do formohet nga Cacares , Godin, Gimenez dhe Laxalt.

Në mesfushë Nandez do luajë në të djathtë dhe më pas treshja Vecino-Torreira-Bentancur dhe në sulm Suarez e Stuani. Trajneri Oscar Tabarez fluturon ulët dhe thotë :

Jemi të vetëdijshëm për limitet tona, nuk jemi ne favoritët por jemi shumë krenar. Franca është një rival shumë i fortë që na respekton dhe ne e respektojmë. Për Cavanin do të vendosim në momentet e fundit

Tabarez

Transalpinët kanë përballë një rivl që ka pësuar vetëm një gol ndërsa mungesë të vetme kanë Matuidi të pezulluar dhe vendin e tij pritet ta zërë Tolisso që do luajë krah Kante e Pogba. Në mbrojtje nuk ka ndryshime ndërsa tredhëmbëshin e sulmit pritet ta përbëjnë sërish Griezmann, Mbappe e Giroud.

Tekniku Didier Deschamps i trembet amerikano jugorëve:

 Janë një skuadër shumë e fortë . Uruguaji nuk është Argjentina dhe për ne vështirësitë janë më të mëdha” e mbyll numri një i pankinës së Francës. Uruguaji nuk ka humbur asnjëherë ndaj Francës në përballjet në Kupën e Botës duke koleksionuar 1 fitore dhe dy barazime në tre përballje.

Dider Deschamps

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?