Suedi-Angli

Sport

Anglia gjysmëfinalistja e tretë, mposht Suedinë në Samara Arena

7 Korrik 2018, 10:55| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 17:52

  • Share

Anglia është gjysmëfinalistja e tretë pas Francës dhe Belgjikës. Në Samara Arena ka mposhtur Suedinë me rezultatin 0-2 duke e eliminuar kështu nga Kupa e Botës.

Nje gol fantastik i Dele Alli thelloi rezultatin, duke i dhënë dhe fitoren bindëse anglezëve, të cilët do të vijojnë sfidën për të rrëmbyer Kupën e Botërorit 2018.

Duhet theksuar se portieri i Anglisë  Pikford,  kishte rol kyç në këtë ndeshje pasi blindoi portën duke mos lejuar suedezët të shënojnë. Në mbrëmje pritet të luhet ndeshja Rusi- Kroaci ku dhe do të përcaktohet dhe sfiduesja e ‘Tre luanëve’ në gjysmëfinale.  

Suedi 0-2 Angli

 

Formacionet 

SUEDI (4-4-2): Olsen; Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Forsberg, Ekdal, Larsson, Claesson; Toivonen, Berg. All. Andersson.

ANGLI (3-5-2): Pickford; Ëalker, Stones, Maguire; Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young; Sterling, Kane. All. Southgate.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?